Do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë edhe këtë të enjte në vendin tonë.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.
Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.