I hoqi djalit mbiemrin Berisha në “Instagram”, Patrisi e Roberti kanë disa fjalë për Tunën - Gazeta Express
string(87) "i-hoqi-djalit-mbiemrin-berisha-ne-instagram-patrisi-e-roberti-kane-disa-fjale-per-tunen"

Rozë

Gazeta Express

02/01/2021 11:24

I hoqi djalit mbiemrin Berisha në “Instagram”, Patrisi e Roberti kanë disa fjalë për Tunën

Rozë

Gazeta Express

02/01/2021 11:24

Prej disa javësh po përflitet nëpër mediat online se Tuna Sejdi dhe Patris Berisha i kanë dhënë fund martesës së tyre. Madje këngëtarja e njohur ka vendosur që të heqë mbiemrin e Patrisit nga “Instagram”-i i të birit dhe nga Tian Patris Berisha tashmë në bion e “Instagram’-it të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Ndërkohë lidhur me këtë detaj që u komentua gjatë në rrjetet sociale, kanë reaguar për herë të parë vëllezërit, Robert dhe Patris Berisha. Ata ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun.

“Rene dhe Tian Berisha deri ne vdekje”, thanë të dy njëzëri vëllezërit Berisha.

“Në Instagram mundesh t’ia bësh edhe Sali Berisha, por në certifikatë ashtu do të ngelet. E kanë emrin e bukur dhe mbiemrin më të mirë që shkon me çfarëdolloj emri”, shtoi Roberti. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement