“Isha plotësisht e shurdhët, nuk ecja dot në vijë të drejtë”, sëmuret Jessie J - Gazeta Express
string(74) "isha-plotesisht-e-shurdhet-nuk-ecja-dot-ne-vije-te-drejte-semuret-jessie-j"

Rozë

Gazeta Express

29/12/2020 10:42

“Isha plotësisht e shurdhët, nuk ecja dot në vijë të drejtë”, sëmuret Jessie J

Rozë

Gazeta Express

29/12/2020 10:42

Këngëtarja e famshme, Jessie J ka treguar se u shtrua në spital në prag të Krishtlindjes, pasi në një mëngjes, pasi u zgjua, kuptoi se nuk dëgjonte absolutisht asgjë me veshin e saj të djathtë.

Këngëtarja 32-vjeçare u diagnostikua me sindromën Ménière, ndërsa tha se po ashtu kishte dhe probleme me orientin, pasi e kishte shumë të vështirë të mund të ecte në vijë të drejtë.

“Unë u zgjova dhe u ndjeva sikur isha plotësisht e shurdhër në veshin tim të djathtë, nuk mund të ecja në një vijë të drejtë. Në thelb më thanë se kisha sindromën e Ménière. Unë e di që shumë njerëz vuajnë nga ajo dhe në të vërtetë kam pasur shumë njerëz që më drejtojnë dhe më japin këshilla të shkëlqyera. Tani është hera e parë që kam qenë në gjendje të këndoj dhe ta duroj atë. Thjesht më mungon të këndoj aq shumë dhe të jem pranë kujtdo”, tha ajo në Instagram.

Advertisement
Advertisement
Advertisement