Flori Mumajesi është rikthyer me një baladë në këtë fundvit, pas një pauze të gjatë.
Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur kantautori shqiptar Flori Mumajesi ka publikuar ndonjë këngë të re.
E tani, pikërisht në ditët e fundit të vitit, Flori ka vendosur të ndajë me fansat e tij projektin e shumëpritur, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, ky është një projekt ndryshe!
Flori ka realizuar me videoklip një këngë e cila është dedikim, si duket për personat e dashur që humbin jetën nga kanceri i gjirit.
Në postimin për këngën, Flori shkruan: “Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”
Kjo është “Dhemb” nga Flori Mumajesi me videoklip: /Gazeta Express/