Ditë më parë Getoar Selimi dhe Majk kanë publikuar një foto në llogarinë e tyre në Facebook ku dukej një supatë, me këtë kanë dashur të tregojnë se kënga e tyre është shumë afër publikimit.
Mbrëmjen e djeshme dy reperët kanë zbuluar detaje të reja lidhur me projektin e tyre më të fundit.
Ata kanë treguar që ky projekt do të mbajë titullin “Hajde te baba” dhe do të publikohet sot në ora 19:00.
Kënga do të jetë pjesë e albumit të tyre, ndërkaq albumi do të mbajë një titull shumë të zakontë për kohën që po jetojmë: “Vaksina”.
Kujtojmë se Majk ka bërë me dije pak muaj më parë se pjesë e këtij albumi të përbashkët me Getoarin do të jetë edhe Onat, anëtari tjetër i Babastars.
Reperi është shprehur se albumi do të publikohet në stinën e dimrit dhe siç duket ka ardhur koha për publikimin e tij.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...