Këngëtari i njohur i estradës, Butrint Imeri, ka bërë një postim në rrjetin social Instagram me një femër të panjohur.
Femra e ka të mbuluar fytyrën me maskë ku është mbishkrimi “Phantom”.
Imeri vjen me një hit të ri këtë të martë. Pikërisht Phantom do të jetë titulli i këngës së paralajmëruar. Vajza në foto pritet të jetë befasia e këtij klipi.
Lansimi i këngës do të bëhet në ora 20:00. /Gazeta Express/