Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë francez në histori, është e qartë - Gazeta Express
string(72) "zidane-benzema-eshte-sulmuesi-me-i-mire-francez-ne-histori-eshte-e-qarte"

Futboll

Gazeta Express

16/12/2020 8:40

Zidane: Benzema është sulmuesi më i mirë francez në histori, është e qartë

Futboll

Gazeta Express

16/12/2020 8:40

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e ka lartësuar Karim Benzeman si sulmuesin më të mirë francez të të gjitha kohëve, pas dy golave që ai i shënoi për t’ia siguruar madrilenëve një fitore prej 3:1 kundër Athletic Bilbaos të martën.

Pavarësisht se Bilbao luajti me një lojtar më pak pothuajse tërë ndeshjen, skuadra e Zidane pati shumë vështirësi të shënojë, derisa Benzema i shfaqi aftësitë e tij mbresëlënëse për të shënuar dy herë, transmeton Gazeta Express.

Falë këtyre tri pikëve, Reali barazohet me pikë me liderët Real Sociedad dhe Atletico Madrid, edhe pse kjo e fundit i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Pas ndeshjes, Zidane u pyet nëse Benzema është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohëve.

“Për mua, po”, tha Zidane.

“Ai e ka treguar këtë dhe ka qenë në Real Madrid për një kohë të gjatë. Ai i ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje dhe ka shënuar gola. Në fund të fundit, rekordi i tij flet vetë”, shtoi ai.

“Për mua, ai është më i miri. Është e qartë”. /Gazeta Express/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement