Trepça përballet me Pejën, Ponte Prizreni me Sigal Prishtinën - Gazeta Express
string(60) "trepca-perballet-me-pejen-ponte-prizreni-me-sigal-prishtinen"

Trepça përballet me Pejën, Ponte Prizreni me Sigal Prishtinën

Sport

Gazeta Express

04/12/2020 12:53

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros së pestë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën do të përballen rivalët e vjetër, Trepça dhe Peja. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse pejanët kanë katër fitore në katër ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Duelet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesant dhe kështu pritet edhe kësaj radhe në palestrën ‘Minatori’.

Lexo Edhe:

Në takimin tjetër të kësaj xhiro, Ponte Prizreni do të ndeshet me Sigal Prishtinën. Prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, derisa prishtinasit një fitore dhe tri humbje. Takimi në Prizren pritet të jetë mjaft interesant.

Prince Caffe Superliga – Java 5

E shtunë

15:00 Trepça – Peja

E diel

17:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina