Një objekt misterioz nga metali është gjendur në majën e një mali në Kaliforni, vetëm një javë pasi një objekt i ngjashëm u gjet në shkretëtirë në Utah.
Një gazetë lokale në qytezën e vogël, Atascadero, që gjendet në pjesën qendrore të bregdetit të Kalifornisë, raportoi se objekti i çuditshëm u gjet në majën e Malit Pine, ku dhjetëra alpinistë lokalë shkuan për ta parë dhe për ta fotografuar.
Ndryshe nga objekti i gjetur në Utah, i cili ishte i ngulitur thellë në gurë, objekti i gjetur në Kaliforni ishte i vendosur më dobët dhe mund të rrëzohej lehtë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
? ? BREAKING NEWS ? ?
There is currently a monolith at the top of Pine Mountain in Atascadero!!
(Photos by @Atownreporter) pic.twitter.com/0vPhEWYkeY— Connor Allen (@ConnorCAllen) December 2, 2020
Në Utah, objekti interesant fillimisht ishte vërejtur më 18 nëntor nga një helikopter me të cilin po fluturonin biologët shtetërorë, që po i numëronin disa dele të rralla.
Ende nuk dihet se kush i ka ndërtuar këto objekte dhe në internet kanë filluar të qarkullojnë shumë teori dhe spekulime.
Shufra në Atascadero nuk është kopja e parë e origjinalit të Utah-s që u gjend këtyre ditëve. Një objekt i ngjashëm u raportua se është gjetur edhe në malet e Rumanisë disa ditë më parë.