Raporti i Eurostat\ Basha: Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura - Gazeta Express
string(80) "raporti-i-eurostat-basha-rama-i-la-ne-balte-shqiptaret-me-premtime-te-pambajtura"

Raporti i Eurostat\ Basha: Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura

Shqiperi

Gazeta Express

03/12/2020 8:54

Kreu i Partisë demokratike Lulzim Basha ka dhënë reagimin e tij në lidhje me raportin më të fundit nga Eurostat që e ka renditur Shqipërinë vendin të fundit përsa i përket investimeve në shëndetësi.

Kryedemokrati ka publikuar një foto në Facebook sipas së cilës, Shqipëria renditet në vendin e fundit përsa i përket shpenzimeve në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Europë më 2018.

Lexo Edhe:

Basha ndër të tjera shkruan se për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas.

“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.

Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.

Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”, shprehet Basha.

Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri…

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, December 2, 2020