Ende asnjë gjurmë nga 32- vjeçari, që u zhyt thellë për të gjuajtur oktapodë - Gazeta Express
string(74) "ende-asnje-gjurme-nga-32-vjecari-qe-u-zhyt-thelle-per-te-gjuajtur-oktapode"

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 12:34

Ende asnjë gjurmë nga 32- vjeçari, që u zhyt thellë për të gjuajtur oktapodë

Shqiperi

Gazeta Express

30/11/2020 12:34

Silvi Prifti 32-vjeçari, i cili u zhyt mesditën e së shtunës në det për të gjuajtur oktapodë dhe nuk doli më, vijon që të mos gjendet. Nga ABC raportohet se edhe pse po bëhen 48 orë nga momenti kur Prifti u zhduk, nga ai vijon të mos ketë asnjë gjurmë.

Duke qenë se nuk kanë asnjë lajm për të afërmin e tyre, familjarët e tij vijojnë të ankohen për punën e polumbarëve, pasi ka kaluar shumë kohë dhe nuk është bërë e mundur gjetja e tij. Si pasojë e kushteve klimaterike deti ka qenë i trazuar këto ditë, dhe dyshohet që trupi i Silvi Priftit të jetë zhvendosur nga vendi i zhytjes, gjë e cila e bën më të vështirë gjetjen e tij.

Lexo Edhe:

Dyshohet se duke qenë se 32-vjeçari kishte hyrë me kundrapeshë në det që të zhytej sa më thellë nëpër zgavra për të gjuajtur oktapodë, ai mund të mos ketë dalë fare në sipërfaqe.

Tani shpresohet se trupin e tij të pajetë të mund ta nxjerrë deti në breg, kryesisht në zonën e Kallmit.