Covid-19 i merr jetën mjekut kosovar - Gazeta Express
string(36) "covid-19-i-merr-jeten-mjekut-kosovar"

Covid-19 i merr jetën mjekut kosovar

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 21:19

Mjeku, Ramë Morina, nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë, Salih Morina.

Lexo Edhe:

Morina ka kujtuar mjekun si profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.

Njoftimi i plotë:

I pikëlluar për vdekjen e Doktorit të mirënjohur të Komunës së Malishevës Dr.Ramë Morina!

Doktori ishte një profesionist i jashtëzakonshëm në sferën e Mjekësisë, mbi të gjitha humanist dhe personalitet i çmueshëm për shoqërinë.

Shprehë ngushllimet e mija të sinqerta për familjën, miqtë, dhe gjithë ata që e njohën.