Tenori kosovar përpunon këngën "Për ty Atdhe" - Gazeta Express
string(43) "tenori-kosovar-perpunon-kengen-per-ty-atdhe"

Tenori kosovar përpunon këngën “Për ty Atdhe”

Rozë

Gazeta Express

28/11/2020 11:38

Tenori kosovar, Ramë Lahaj ka ripërpunuar këngën “Për ty Atdhe’, të mjeshtërit Pjetër Gaci, shkruan Gazeta Express.

Këngën e ka shoqëruar me një video ku sipas tij, e tregon shqiptarin e mirë, atë që pas çdo suksesi, rrugën e parë qe merr është ajo për në Atdhe.

Lexo Edhe:

“Desha ta kthej vëmendjen tonë faktin që shpeshherë harrojmë se ky vend është më i bukuri e më i bekuari në botë, me bukuritë natyrore që ka, me kulturë e traditë unike. Për hir të atyre që brez pas brezi sakrifikuan gjithçka për këtë tokë të shenjtë që ne e quajmë Atdhe. Për rininë e mrekullueshme që kemi, të jemi më unik e më të përkushtuar se kurrë për Kombin e të ardhmen e tij”, ka shkruar në Facebook tenori kosovar.

Me këtë rast, ai ka uruar edhe festën e 28 Nëntorit. Festë kjo që festohet nga të gjithë shqiptarët kudo që janë./Express/