Priten ndryshime të paparashikuara më parë në kozmos, universi po nxehet në vend që të ftohet - Gazeta Express
string(92) "priten-ndryshime-te-paparashikuara-me-pare-ne-kozmos-universi-po-nxehet-ne-vend-qe-te-ftohet"

Priten ndryshime të paparashikuara më parë në kozmos, universi po nxehet në vend që të ftohet

Gazeta Express

26/11/2020 19:37

Shkencëtarët besuan se universi, ndërsa zgjerohet, do të bëhet më i ftohtë me kalimin e kohës. Sidoqoftë, ata duket se janë mashtruar. Ekspertët nga Universiteti i Ohajos kanë vërejtur se pjesë të caktuara të universit, në fakt, po ngrohen gjithnjë e më shumë.

Sipas Universe Today, ata zbuluan se universi tani është madje 10 herë më i ngrohtë mesatarisht se 10 miliardë vjet më parë, kështu që temperatura aktuale është rreth 2.2 milionë gradë Celsius.

Lexo Edhe:

“Ndërsa hapësira evoluon, graviteti tërheq lëndën e errët dhe gazrat në galaktika dhe grupe galaktikash. Kjo tërheqje është aq e fortë sa gjithnjë e më shumë gaz në hapësirë po nxehet”, tha Yi-Kuan Chiang, një nga shkencëtarët e përfshirë në kërkim.

Një nga teoritë më të pranuara në lidhje me fundin e universit është “Teoria e Madhe e Ngrirjes”, sipas së cilës, kur arrin një madhësi të caktuar për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm, universi duhet të ftohet aq shumë saqë thjesht “ngrijë”, duke arritur afër zeros absolute.

Përveç kësaj teorie, dihet ideja që universi do të fillojë të tkurret përsëri në një moment, dhe se ai thjesht do të zhduket.