Reagimi i revoltuar i The Weeknd kundër “Grammys” nxit edhe Ardian Bujupin - Gazeta Express
string(73) "reagimi-i-revoltuar-i-the-weekend-kunder-grammys-nxit-edhe-ardian-bujupin"

Gazeta Express

25/11/2020 10:27

Reagimi i revoltuar i The Weeknd kundër “Grammys” nxit edhe Ardian Bujupin

Gazeta Express

25/11/2020 10:27

Mbrëmjen e djeshme “Grammys” shpalli nominimet në të gjitha kategoritë.

Dua Lipa dominoi së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce me 6 të tilla, mirëpo pas bërjes së tyre publike, duket se ka pasur edhe njerëz të pakënaqur, një ndër ta është edhe këngëtari me famë botërore, The Weeknd.

Lexo Edhe:

Ky i fundit e ka cilësuar “Grammys” si eventin më të korruptuar, sepse këtë vit ai nuk është nominuar në asnjë kategori, pavarësisht se ka dominuar listat botërore të muzikës me hitet e tij.

“Grammys vazhdon të jetë i korruptuar. Ju më detyroheni mua, fansave të mi dhe industrisë, transparencë“, ka shkruar The Weeknd.

Ky reagim ka nxitur edhe këngëtarin me origjinë shqiptare, Ardian Bujupi.

Ky i fundit ka reaguar duke shtuar se njëjtë si The Weekend as ai nuk është vlerësuar ashtu siç duhet duke marrë në konsideratë hitet që ai ka pasur ndër vite.

Bujupi në fillim ka publikuar deklaratën e The Weekend dhe pastaj kishte thënë disa fjalë: “Çdo vit unë kam realizuar hitet më të mëdha në Europë pa klikime të rreme, për shkak të fansave të mi besnik dhe s’kam fituar asnjë çmim! Ky është biznes i madh”, ka shkruar këngëtari.