“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, Ilir Shaqiri publikon këngën e re - Gazeta Express
string(62) "ti-shqiperi-o-mall-i-zjarrte-ilir-shaqiri-publikon-kengen-e-re"

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, Ilir Shaqiri publikon këngën e re

Gazeta Express

22/11/2020 9:27

Ilir Shaqiri e ka publikuar këngën e re.

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri e ka publikuar projektin e ri muzikor.

Lexo Edhe:

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. Kjo këngë i dedikohet Shqipërisë, teksa edhe pak ditë kremtohet Dita e Flamurit.

Ilir Shaqiri është i njohur për tekstet e këngëve me të cilat çdo herë ka prekur zemrat e publikut.

Ai ka kënduar për luftën për liri, dëshmorët e Kosovës, por edhe për dashurinë.

Ndër këngët e tij më të njohura e të pëlqyera janë “Komandant”, “Nderi i Dardanisë”, “Lulja e Koshares”, “Poçari”, “Sërish vjen marsi”, “Princesha e Dukagjinit” e të tjera./Express/