Daniele Bonera ka thënë se ai është i lumtur që është ribashkuar me ish shokun e skuadrës Gennaro Gattuso dhe ka thënë se ai mendon që “Ibra ka nevojë për pushim”
Ish mbrojtësi i kuqezinjve do ta zëvendësojë Stefano Piolin si asistent i tij, pasi që Pioli u testua pozitiv me Covid.
“Jam shumë i lumtur që të kthehem në Napoli dhe të kem Rinon si kundërshtar”, tha Bonera në konferencën për shty.
“Ai ishte një shok në fushë dhe ai vazhdon të jetë i tillë edhe jashtë saj, do të kemi hapësirë pas ndeshjes që të flasim më shumë bashkë”, vazhdoi ai.
Sipas tij Ante Rebic do të startojë për ta zëvendësuar Leaon e lënduar.
“Ante është një lojtar i rëndësishëm, ai duhet të jetë në formë të mirë fizike për karakteristikat e tij”, tha Bonera.
“Ne e dimë që kur ai është 100 për qind gati, sepse ende po i bën problem”. Tha Bonera.
“Sa për Ibran, ai ka nevojë për një pushim, qoftë mental, ai gjithmonë si lider i grupit, ne e dimë rëndësinë e kësaj”.
“Skuadra është rritur në kuptimin e përgjegjësisë dhe punës. Duke parë lojtarët të cilët janë kthyer nga Kombëtarët të cilët pas terapive menjëherë kanë filluar stërvitjet”.
Hakan Calhanoglu është në bisedime për ta zgjatur kontratën e tij por një marrëveshje e re ende është larg për t’u arritur.
“Ne jemi shumë të lumtur me paraqitjen e Calhanoglus, nuk dua të flas për kontratën e tij por dje ai me dha të kuptoj se sa shumë e do këtë fanellë të këtij ekipi”. /GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...