Bleona ndan foto nga shtëpia e saj luksoze - Gazeta Express
string(42) "bleona-ndan-foto-nga-shtepia-e-saj-luksoze"

Bleona ndan foto nga shtëpia e saj luksoze

Gazeta Express

18/11/2020 9:43

Bleona Qereti është një ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri. Ajo është shumë e pëlqyer dhe e përfolur pasi daljet e saj në media janë gjithmonë të bujshme.

Gjithmonë e guximshme dhe nuk kursehet për asnjë fjalë. Ajo është mjaft e kuruar, me forma perfekte dhe me projekte të ndryshme artistike. Këngëtarja e njohur është shume aktive në rrjetet sociale ku shpesh poston foto ose video nga përditshmeria.

Lexo Edhe:

Bleona ka publikuar në llogarinë e saj ne ‘Instagram’ një foto nga këndi i shtëpisë së saj. Këngëtarja shfaqet me një ari në duar dhe shumë e thjeshtë.

E veshur me sportive dhe pa grim teksa është duke pushuar në shtëpinë e saj. Shtëpia duket mjaft luksoze dhe e arreduar plot shije.

Kujtojme se projekti i fundit nga Bleona Qereti të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip është ‘Monster’.