Remzo Mustafic në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(30) "remzo-mustafic-ne-gjysmefinale"

Gazeta Express

17/11/2020 23:45

Remzo Mustafic në gjysmëfinale

Gazeta Express

17/11/2020 23:45

Boksieri ynë, Remzo Mustafic, ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të Rinj (17-18 vjeçarë), që po mbahet në Budva të Malit të Zi

Sonte ai e mposhti Manuchar Kriheli të Izraelit, kategoria -91 kg,  në një luftë të të fortë ku u shkëmbyen shumë goditje dhe të dy boksierët u ndëshkuan me nga një vërejtje publike nga gjyqtari në ring.

Gjithçka nga vetja dha Remzo ne raundin e tretë dhe krijoi epërsi dhe me plot mërit gjyqtaret e shpallen fitues boksierin nga Kosova Remzo Mustafic.

Remzo të premten lufton në gjysmëfinale përballë boksierit Mykyta Gorbatenko nga Ukraina.

Drejtësinë në këtë Kampionat po ndan dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement