Fury e anulon meçin e 5 dhjetorit: Kthehem më 2021 për lavdi - Gazeta Express
string(59) "fury-e-anulon-mecin-e-5-dhjetorit-kthehem-me-2021-per-lavdi"

Fury e anulon meçin e 5 dhjetorit: Kthehem më 2021 për lavdi

Gazeta Express

16/11/2020 8:34

Boksieri britanik Tyson Fury e ka anuluar meçin e caktuar për datën 5 dhjetor në Londër, duke thënë se nuk do të rikthehet në ring deri vitin e ardhshëm.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC, i cili nuk është futur në ring për të luftuar që prej se e mposhti Deontay Wilderin në shkurt, pritej ta konfirmonte meçin kundër gjermanit Agit Kabayel, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, të dielën në mbrëmje, Fury tha se nuk do të rikthehet në ring deri më 2021.

“Gjipsi King rikthehet në vitin 2021. Vetëm ata që më kanë përkrahur 100% që prej rikthimit tim do të jenë me mua për ta arritur lavdinë”, tha Fury në Twitter.

Javën e kaluar, Wilder i bëri thirrje Furyt ta nderojë marrëveshjen për meçin e tretë me të.

Por Fury ka thënë se Wilderi nuk do të ketë kurrë më mundësi të luftojë kundër tij, pasi amerikani e akuzoi atë se i kishte forcuar dorëzat para meçit të shkurtit.

Fury e pat mposhtur Wilderin për t’u bërë kampion i botës në kategorinë e rëndë në WBC, 14 muaj pasi meçi i parë mes tyre kishte përfunduar me barazim. /Gazeta Express/