Joan Mir e ka fituar titullin e tij të parë në karrierë në Moto Gp.
Vendi i 7-të në Çmimin e Madh të Komunitetit Valencian i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për të festuar fitimin e titullit kampion në klasin mbretëror, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga dëmtimi i Marc Marquez që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni.
Në garën e Valencias, Mir për të festuar matematikisht titullin u ndihmua edhe nga vendi i 4-t i shokut të tij të skuadrës Alex Rins dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo.
Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i Moto Gp.
Përsa i përket garës së Valencias, në cirkuitin e Tormos triumfoi një super Franco Morbidelli i ndjekur nga Miller dhe Pol Espargaro.
Vetëm i 12-ti Valentino Rossi ndërkohë që disi më mirë Andrea Dovizioso që u rendit i 8-ti.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...