Ndjekësja ia kërkoi sekretin e rinisë, Adelina Ismaili i kthen përgjigje epike! - Gazeta Express
string(77) "ndjekesja-ia-kerkoi-sekretin-e-rinise-adelina-ismaili-i-kthen-pergjigje-epike"

Ndjekësja ia kërkoi sekretin e rinisë, Adelina Ismaili i kthen përgjigje epike!

Gazeta Express

13/11/2020 12:00

Këngëtarja Adelina Ismaili është njëra ndër këngëtaret më të përfolura e më të veçanta të shoë bizit shqiptar, këtë e ka dëshmuar edhe vetë këngëtarja duke qenë kështu gjithmonë unike  në stilin e saj e në përformancat që ajo ka bërë në skenë, por edhe shumëçka tjetër, shkruan Express Rozë.

Së fundmi këngëtarja nuk ka qenë edhe shumë aktive në jetën e saj profesionale, ajo tash e një kohë nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, por nuk mund të themi se ajo nuk ka bërë asgjë gjatë kësaj kohe.

Lexo Edhe:

Si duket këngëtarja paska qenë duke punuar për diçka tjetër. Ajo tash e disa javë është duke drejtuar një emision “ Teta a tete me Adelinën”, ku ajo ka të ftuar mjaft interesant.

Ndërkaq ajo vazhdimisht përflitet për dukjen e saj fizike, kjo kishte ndodhur edhe në një koment që një ndjekëse e saj ia kishte bërë këngëtares.

Ajo kishte pyetur: “Adelinë sekreti yt që nuk plakesh hiç?”

Përgjigja e këngëtares ishte epike: “ Jam 40 vjeçare.”/Express/