Ju kishte munguar? Argjentina Ramosaj po vjen me diçka të re - Gazeta Express
string(59) "ju-kishte-munguar-argjentina-ramosaj-po-vjen-me-dicka-te-re"

Ju kishte munguar? Argjentina Ramosaj po vjen me diçka të re

Gazeta Express

11/11/2020 19:18

Këngëtarja Argjentina Ramosaj kohët e fundit nuk ka qenë aspak aktive sa i përket jetës së saj profesionale, kjo ndoshta për shkak jetës familjare që tashmë këngëtarja ka krijuar, shkruan Express Rozë.

Kujtojmë se kënga e saj e fundit ishte para tre muajve në bashkëpunim me Young Zerkën, e cila titullohet “ Pishmon” dhe ka rezultuar mjaftë e suksesshme.

Lexo Edhe:

Pas këtij projekti si duket Argjentina nuk po “zhduket” sërish por kësaj here është duke përgatitur diçka të re.

Projekti i saj më i ri është gati, madje ka edhe një datë publikimi.

Kjo është bërë e ditur nga vet këngëtarja e cila në llogarinë e saj në Instagram, ka treguar se kënga do të titullohet “Who am I”.

Vetëm pak ditë e ndajnë publikimin e kësaj kënge, e cila do të dalë me datën 30, të këtij muaji. /Express/

View this post on Instagram

30.11.20

A post shared by Argjentina Ramosaj (@argjentinaramosaj) on