Pas një dite të lodhshme në punë, vetëm një person e çlodh Luanën - Gazeta Express
string(64) "pas-nje-dite-te-lodhshme-ne-pune-vetem-nje-person-e-clodh-luanen"

Pas një dite të lodhshme në punë, vetëm një person e çlodh Luanën

Gazeta Express

10/11/2020 11:32

Moderatorja Luana Vjollca është njëra ndër prezantueset më të pëlqyera dhe më të përfolura në vend, kjo për shkak punës së saj, emisioneve argëtuese që prezantuesja bënë e shumëçka tjetër, shkruan Express Rozë.

Ajo vazhdimisht ka treguar se një pjesë të madhe të ditës ajo e kalon në zyrë duke punuar, dhe poashtu ka treguar se ka ditë shumë të lodhshme.

Lexo Edhe:

Megjithatë duket se diçka mund ta relaksojë moderatoren në një ditë të lodhshme pune.

Moderatorja ka treguar në llogarinë e saj në Instagram, se mbrëmjen e djeshme ka marrë një dhuratë shumë speciale, një tufë me lule të bukura që i kanë shtuar disa doza pozitiviteti ditës së saj.

“Pas kaq shumë orëve punë kjo ishte dhurata më e bukur për t’u çlodhur paksa”, ka shkruar Luana.

Bashkë me lulet moderatorja ka marrë edhe një pusullë, por diçka më tepër ajo nuk ka treguar.

Moderatoja qëndron shumë ne hije sa i përket jetës së saj private, ajo vazhdimisht i ka ikur temës kur është pyetur se a ekziston dikush në jetën e saj, por megjithatë ajo shumë herë është kapur mat bashkë me partnerin e saj, Krenar Çoçaj.

Dyshja nuk ka lejuar që lidhja e tyre të bëhej publike dhe këta të fundit kanë qëndruar vazhdimisht larg syrit të mediave.

Kujtojmë se Ditën e djeshme Luana zbuloi se po sjell një këngë të re ku vijën melodike të saj ajo e ka shkruar vetë për herë të parë.