14-vjeçarja nga Prizreni hidhet nga ura në lumë, dyshohet se tentoi të vetëvritet - Gazeta Express
string(80) "14-vjecarja-nga-prizreni-hidhet-nga-ura-ne-lume-dyshohet-se-tentoi-te-vetevritet"

Gazeta Express

03/11/2020 11:11

14-vjeçarja nga Prizreni hidhet nga ura në lumë, dyshohet se tentoi të vetëvritet

Gazeta Express

03/11/2020 11:11

Një 14-vjeçare po dyshohet se ka kërcyer nga ura e “Drinit të Bardhë” në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasditen e së dielës, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Të miturën e ka shpëtuar një kalimtar rasti, i cili e ka nxjerrë nga lumi.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 minuta, ku një 14-vjeçare ka tentuar të vetëvritet, por që nga një dëshmitar rasti ka intervenuar dhe ka arritur ta nxjerrë atë nga lumi. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe gjendja e saj është stabile. Po ashtu ajo është kontaktuar edhe nga Qendra Sociale, por që ende nuk dihen arsyet që kanë çuar deri në këtë situatë”, ka deklaruar Osmanollaj.

14-vjeçarja po dyshohet se ka kërcyer nga ura në lumë, derisa dyshimet e para të policisë janë se e mitura ka tentuar të vetëvritet. /Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement