Sara me Ledrin bëjnë fotosesion të bukur në Gjermani - Gazeta Express
string(52) "sara-me-ledrin-bejne-fotosesion-te-bukur-ne-gjermani"

Gazeta Express

02/11/2020 10:13

Sara me Ledrin bëjnë fotosesion të bukur në Gjermani

Gazeta Express

02/11/2020 10:13

Në vetëm pak javë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë.

Pas publikimit të projektit të fundit të reperit, i titulluar ‘Si baba’, Ledri ka ndarë një tjetër moment të vyer me Sarën në llogarinë e tij.

“Zemrat tona në sinkron”, ka shkruar reperi krah fotos bardhezi ku shfaqet në krah të partneres së tij me barkun e rrumbullakosur.

Me siguri Ledri po e pret me padurim momentin kur do të mundet të mbajë në krahë frytin e dashurisë më Sarën. Kujtojmë se në një intervistë për rubrikën ‘Tani mund të këndosh’, Ledri pohoi se pritja e një vajze e ka bërë më të ndjeshëm edhe ndaj Sarës dhe se nuk mund ta mendojë që atë ta lëndojnë kur të rritet.

Reperi ka pohuar se e ka pritur prej kohësh këtë moment pasi të gjithë miqtë e tij më të mirë janë bërë prindër tashmë.

View this post on Instagram

♥️ tona nsinkron

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Advertisement
Advertisement
Advertisement