Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, i është përgjigjur Iscos pas videos që rrodhi ku kamerat kanë kapur mesfushorin duke folur për trajnerin francez.
“Mua më ndërron në minutën e 50’ apo 60’ të ndeshjes. Nganjëherë edhe në pushim të pjesës së parë. Nëse duhet të më fus në lojë, më inkuadron në minutën e 80”, është kapur Isco nga kamerat e El Partidazo duke iu thënë shokëve; Jovic, Modric, Vasquez e Marcelo.
Lidhur me këtë është pyetur në konferencë për media edhe Zizu, para ndeshjes në Champions League me Borussia Monchengladbach.
“Ai dëshiron të luajë si çdo lojtar tjetër dhe ky është problemi. Të gjithë duan të luajnë, të gjithë duhet të punojnë dhe të jenë të gatshëm, kështu ka qenë gjithmonë në këtë ekip dhe gjithmonë janë të përgatitur. Në fund jam unë ai që vendosi kush luan e kush jo”, u shpreh Zinedine Zidane. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...