Khabib e fsheh gruan që shumë vite, kjo është fotoja e vetme e saj - Gazeta Express
string(65) "khabib-e-fsheh-gruan-qe-shume-vite-kjo-eshte-fotoja-e-vetme-e-saj"

Gazeta Express

26/10/2020 13:36

Khabib e fsheh gruan që shumë vite, kjo është fotoja e vetme e saj

Gazeta Express

26/10/2020 13:36

Legjenda e UFC-së, Khabib Nurmagomedov është pensionuar nga UFC në stilin e kampionit.

Të shtunën mbrëma ai arriti fitoren e radhës dhe të fundit në karrierë.

Bilanci 100% në karrierë tashmë e ka bërë atë një emër të veçantë në sport.

Jeta e tij është përfolur shumë, ndërsa ka dhënë vazhdimisht mesazhe në mbështetje të familjes. Khabib është i martuar, por asnjëherë nuk ka treguar në fotografi gruan e tij.

Megjithatë, mediat i kanë nxjerrë në pah një foto të gruas. Një foto e para disa viteve tregon ish-kampionin rus me bashkëshorten e tij.

Duke e ditur se Khabib është predikues i fesë islame, edhe gruaja e tij është e mbuluar.

Ata u martuan në fshatin Kirovaul afër Makhachkala ku jeton Nurmagomedov. Ishte një martesë e madhe që kremtohej nga i gjithë fshati; sipas babait të Khabib, gjatë gjithë ditës në dasmë erdhën pothuajse 4000 njerëz.

Vendi i dasmës kishte një kapacitet prej 1200 personash dhe ata duhej të ndërronin mysafirët nga tre herë për t’i lejuar të gjithë brenda. Kostoja e një dasme kaq të madhe ishte vetëm rreth 700,000 rubla (pak më shumë se 10 mijë dollarë) dhe gjysma e saj ishte paguar nga miqtë e familjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement