S'ka minuta për Milot Rashicën - Gazeta Express
string(29) "ska-minuta-per-milot-rashicen"

Gazeta Express

25/10/2020 20:48

S’ka minuta për Milot Rashicën

Gazeta Express

25/10/2020 20:48

Werder Bremeni nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve ndaj Hoffenheimit, edhe pse shënoi i pari në sfidën e zhvilluar në “Weserstadion”.

Ekipi i drejtuar nga Kohlfeldt (preferoi ta mbante Milot Rashicën në stol) e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të me Eggestein, por miqtë u kundërpërgjigjën shumë shpejt me Geiger në minutën e 22-të.

Lexo Edhe:

Pas këtij momenti të dyja skuadrat menduan më shumë për të mos pësuar e për rrjedhojë rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Wolfsburgu iu imponua 2-1 Arminias së Bielefeldit në “Volkswagen Arena”, ku vendasit u mjaftuan me dy gola të shënuar nga Weghorst dhe Arnold, në harkun e dy minutave lojë (19’ dhe 20’).

Arminia mundi ta hapte ndeshjen 10 minuta para fundit të kohës së rregullt me golin e Schipplock, megjithati i munguan forcat për të tundur për herë të dytë rrjetën, çka do t’i siguronte të paktën një pikë.

Milot Rashica është rikuperuar, por trajneri i Werder ndoshta vazhdon të jetë i zemëruar me dëshirën e shqiptarit për t’u larguar dhe tani për tani nuk po i jep shumë minuta.