Loriana Kuka në çerekfinale të Grand Slamit të Hungarisë - Gazeta Express
string(59) "loriana-kuka-ne-rundin-e-trete-te-grand-slamit-te-hungarise"

Loriana Kuka në çerekfinale të Grand Slamit të Hungarisë

Gazeta Express

25/10/2020 13:52

Loriana Kuka ka kaluar në rundin e tretë të Grand Slamit të Hungarisë, pasi e mundi lehtësisht kundërshtaren nga Mongolia, Munkhtsetseg Otgon.

Kuka ishte mbresëlënëse në paraqitjen e saj të parë në kategorinë deri 78 kilogramë në këtë turne duke e hedhur një herë në dysheme mongolen, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Otgon i mori tre kartonë të verdhe për pasivitet dhe e humbi luftën me kosovaren.

Garuesja mongole e siguroi rundin e dytë pas fitores ndaj garueses sllovene Patricija Brohil në rundin e parë.

Kuka, ndërkohë, e kaloi pa luftë rundin e parë.

Në çerekfinale, Kuka përballë do ta ketë rusen Aleksandra Babintseva./Gazeta Express/