“Terrorist me letra”, përplasje e ashpër mes Fuad Ramiqit dhe Xhemal Ahmetit - Gazeta Express
string(73) "terrorist-me-letra-perplasje-e-ashper-mes-fuad-ramiqit-dhe-xhemal-ahmetit"

“Terrorist me letra”, përplasje e ashpër mes Fuad Ramiqit dhe Xhemal Ahmetit

Gazeta Express

20/10/2020 21:59

Debati mes ushtarakut Fuad Ramiqi dhe publicistit Xhemal Ahmetit në emisionin Pressing në T7 ka devijuar pas akuzave të ndërsjella.

“Ti je nxënës i Enver Hoxhës, Jeton në Zvicër por kultivon vlerat e tij”, tha Ramiqi për Ahmetin.

Lexo Edhe:

“Ndërsa ti je ushtar i armatës jugosllave”, ia ktheu ai.

“Unë jam ushtar i armatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ia ktheu përsëri Ramiqi.

“Ti je terrorist me letra nuk e di pse të thërrasin nëpër emisione.”, ia ktheu ai.

“Do t’i mbajë mend këto fjalë tuaja. Do të të padisë”, shtoi Ramiqi. /Express/