Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu tregon eksperiencën e saj të tmerrshme me COVID-19 - Gazeta Express
string(86) "prezantuesja-e-njohur-alketa-vejsiu-tregon-eksperiencen-e-saj-te-tmerrshme-me-covid-19"

Prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu tregon eksperiencën e saj të tmerrshme me COVID-19

Gazeta Express

20/10/2020 14:03

Alketa Vejsiu është njëra ndër prezantuesit më të famshme dhe më të suksesshme në Shqipëri, ajo tash e disa vite është shumë aktive në jetën e saj profesionale, kështu duke prezantuar emisionet më me emër në gjithë vendin.

Kujtojmë se prezantuesja tash e disa muaj ka prezantuar festivalin më me emër në Itali, e që është Sanremo.

Lexo Edhe:

Kjo ishte një arritje shumë e madhe për të, Alketa vet e ka pranuar se kjo eksperiencë do të jetë ndër eksperiencat më të bukura gjatë gjithë karrierës së saj, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq “Vendos Maskën” ishte thirrja e prezantueses së njohur që i ka bërë ndjekësve të saj në Instagram përmes disa fotove ku ajo tregon eksperiencën e saj personale me virusin COVID-19.

Ajo e ka kaluar më herët betejën me virusin, por ajo vetëm sot vendosi ta tregonte këtë eksperiencë me publikun.

Alketa ka treguar se është izoluar dy javë në shtëpi ndërsa testi i saj i dytë ka rezultuar negativ, ajo tani fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por ajo i lutet të gjithëve të kenë kujdes sepse ky virus nuk është shaka.

“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javësh! Qëndrova 14 dite ne izolim ne shtëpi. Jam mire për fat?

Kam dëgjuar raste vërtetë te rënda dhe lutem çdo dite qe Zoti te mbrojë njerëzit afër meje dhe te gjithë shqiptarët! Corona nuk është shaka. Kujdesuni për veten!❤️ Falënderoni Zotin dhe Festoni çdo ditë që keni shëndet dhe jeni në jetë! ?”- ka shkruar moderatorja./Gazeta Express/