Kryediplomati grek vjen në Tiranë, PDIU njofton protestë para Ministrisë së Jashtme - Gazeta Express
string(82) "kryediplomati-grek-vjen-ne-tirane-pdiu-njofton-proteste-para-ministrise-se-jashtme"

Kryediplomati grek vjen në Tiranë, PDIU njofton protestë para Ministrisë së Jashtme

Gazeta Express

19/10/2020 18:04

Me rastin e vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, nesër në Tiranë, PDIU ka bërë ftesë për protestë. Sipas PDIU, vizita e Dendias nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

Deklaratë

Lexo Edhe:

“Mos prek Shqipërinë!”

“Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

12 miljet detare shqiptare, Greqia I ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehuar nga ish komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije.

Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

Deklaratë “Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!” Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe…

Pubblicato da Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet su Lunedì 19 ottobre 2020