Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, njofton se ka shkuar për ngushëllime te familja Krasniqi nga Rahovica e Ferizajt, për humbjen e tre personave në një aksident të rëndë trafiku në Gjermani.
Ajo shkruan se kjo javë ishte e trishtë për mërgatën tonë.
Postimi i plotë i saj:
Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gadishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...