Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar një fotografi me familjen e tij.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se shpreson që të gjithë i kujtojnë vetes ato që në të vërtetë kanë rëndësi në jetë, familjen dhe shëndetin.
“Pas një jave shumë të trishtuar, shpresoj se të gjithë i kujtojnë vetes ato që në të vërtetë kanë rëndësi në jetë. Shëndeti dhe familja. Zoti ju ruajt në çdo moment!”, ka qenë mbishkrimi i kësaj fotografie. /Express