Kosova është shteti i vetëm në Evropë i cili tash e sa kohë nuk po mund të udhëtojë lirshëm pa viza. Rrjedhimisht pasaporta e Kosovës konsiderohet si pasaportë “e pafuqishme” për të udhëtuar jashtë shtetit dhe njëkohësisht pasaporta më e pafuqishme në shtetet e Ballkanit.
Kroacia është shteti i cili me pasaportën më të fuqishme në Ballkan dhe shteti i tetë në radhitje në listën botërore. Me pasaportën kroate mund të udhëtohet në 121 shtete pa regjim të vizave, ndërsa në 77 të tjera për të udhëtuar obligohet viza, shkruan Express.
Menjëherë pas Kroacisë vjen pasaporta e Serbisë e cila radhitet pasaporta e 14 më e fuqishme në radhitjen e listës botërore. Numri i shteteve që mund të udhëtosh pa viza është 102, ndërsa në 96 sosh kërkohet vizë.
Maqedonia e Veriut zë vendin e tretë nga shtetet e Ballkanit dhe e 16 në radhitjen e listës botërore. Në 99 shtete të botës mund të udhëtohet me viza ndërkohë që 99 tjera kërkohen viza, transmeton Express.
Shqipëria vjen menjëherë pas Maqedonisë së Veriut njëjtë si në ranklistën botërore, ashtu edhe në atë të Ballkanit. Pasaporta shqiptare është e 17 në botë për nga fuqia e saj, në 97 shtete mund të udhëtohet pa viza e në 101 tjera jo.
Mali i Zi dhe Bosnja zënë vendin e 18 dhe 19 si shtetet me pasaportat më të fuqishme në Botës.
Ndërsa Kosova konsiderohet shteti me pasaportën më të pafuqishme në Ballkan dhe renditet e 65’ta në ranklistën botërore. Numri i përgjithshëm i shteteve pa regjim të vizave është 45, ndërsa në 153 tjera viza është e obligueshme.