Bilanci i COVID-19 në Pejë: Katër pacientë në oksigjenoterapi - Gazeta Express
string(61) "bilanci-i-covid-19-ne-peje-kater-paciente-ne-oksigjeno-terapi"

Bilanci i COVID-19 në Pejë: Katër pacientë në oksigjenoterapi

Gazeta Express

01/10/2020 8:50

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 10 pacientë me COVID-19, ndërsa nga këta katër janë në oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexo Edhe:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime radiologjike dhe prej tyre 75 rëntgen, 33 EHO dhe 7 CT-ja.

192 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacientë kanë bërë 2.664 analiza.

Gjatë 24 orëve në këtë spital kanë qenë tri lindje. Dy lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur tri foshnja, një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore.