Raka: Pas zbutjes së masave, nuk pati inspektim nga institucionet përgjegjëse - Gazeta Express
string(75) "raka-pas-zbutjes-se-masave-nuk-pati-inspektim-nga-institucionet-pergjegjese"

Raka: Pas zbutjes së masave, nuk pati inspektim nga institucionet përgjegjëse

Gazeta Express

30/09/2020 23:48

Infektologu Lul Raka ka thënë se numri i madh i rasteve me COVID-19 erdhi pasi masat u liruan menjëherë.

Ai ka thënë se numri i madh i rasteve të infektimit erdhi pasi lirimi i masave nuk u përcoll me inspektim të rreptë.

Lexo Edhe:

“Një pjesë e konsiderueshme e popullit mendoi që me lirimin e masave shkoi virusi dhe do t’i kthehemi jetës normale. Njëkohësisht lirimi i masave nuk u përcjell me inspektim strikt nga autoritetet, dhe në momentin kur patëm sfidë në korrik e gusht, dhe kur pati sinkron kur njerëzit filluan t’i respektonin masat, në anën tjetër pat inspektim nga autoritet, i pamë rezultatet”, ka thënë ai në KTV.

Raka ka thënë se është kundër mbylljes së sërishme, duke shtuar se nëse secili segment e kryen pjesën e vet, virusi do të menaxhohet.

“Ky është një reflektim i asaj që nëse secili segment e kryen pjesën e vet pandemia bëhet e menaxhueshme. Ne kemi qenë kundër mbylljes së serishme sepse virusin e kemi pasur në komunitet dhe do ta kemi. Ne e kemi kryer gjysmën e maratonës dhe edhe në këtë sfidë nëse secili i kryen pjesën e vet, menaxhimi do të jetë më i lehtë. Ne do të bashkëjetojmë me virusin por duhet të mësohemi me realitetin e ri”, ka thënë ai.