Ditën e nesërme në të gjithë territorin e Shqipërisë do të hapen ambientet e mbyllura në lokalet e baret e vendit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka ripërsëritur rregullat bazike që duhet të ndjekin pronarët e lokave e restoranteve por edhe qytetarët që do të zgjedhin të ulen në ambiente të brendshme.
“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.
-Në hyrje higjienizues për duart
-Personeli duhet të mbajë maskë
-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës./Express