5 mësues me Covid, mbyllet gjimnazi në Përmet - Gazeta Express
string(44) "5-mesues-me-covid-mbyllet-gjimnazi-ne-permet"

5 mësues me Covid, mbyllet gjimnazi në Përmet

Gazeta Express

28/09/2020 17:08

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar sot 5 raste të reja me Covid 19 në Përmet. Lapsi.al mëson se ata janë të pestë mësues të gjimnazit “Sami Frashëri”. Për shkak të infektimit është vendosur mbyllja e përkohshme e gjimnazit ndërkohë që mësuesit qëndrojnë të karantinuar. Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Vendor ka marrë edhe tamponët e kontakteve të këtyre pesë personave. Pritet dalja e rezultateve për të mësuar nëse ka apo jo raste të tjera.

Lexo Edhe: