Piloti finlandez i skuadrës gjermane Mercedes, Valteri Bottas konfirmohet si specialist i garave të Sochit, pasi ia doli të triumfojë edhe pasditen e sotme, ndonëse u nis nga vendi i dytë, pas shokut të tij Lewis Hamilton.
Ky i fundit bëri një garë zhgënjyese dhe mori edhe dy penalitete 5-sekondëshe, duke e mbyllur vetëm në vendin e tretë dhe duke mos arritur të barazojë Michael Schumacher me 93 fitore në Formulën 1.
Vendi i dytë këtë herë shkoi për pilotin e Red Bull, Max Verstappen, ndërsa makinat Ferrari vijojnë të dhurojnë performanca zhgënjyese, me Leclerc që e mbylli garën i gjashti dhe Vettel i 13-i.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...