Braktisi përfundimisht Shqipërinë, këngëtarja Vesa Luma shpërthen në lot në mes të emisionit dhe zbulon arsyen e largimit të saj - Gazeta Express
string(127) "braktisi-perfundimisht-shqiperine-kengetarja-vesa-luma-shperthen-ne-lot-ne-mes-te-emisionit-dhe-zbulon-arsyen-e-largimit-te-saj"

Braktisi përfundimisht Shqipërinë, këngëtarja Vesa Luma shpërthen në lot në mes të emisionit dhe zbulon arsyen e largimit të saj

Gazeta Express

26/09/2020 12:31

Çifti i dashur i këngëtarëve shqiptarë, vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta disa vite më parë u larguan nga Shqipëria për t’u vendosur përfundimisht në Zelandën e Re. Një vendim ky, që sikurse tregoi dje Vesa në emisionin e pasdites ‘Rudina’, ishte tepër i vështirë.

Vesa tha se vendosën të largoheshin për t’i ofruar Lianit një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë.

Lexo Edhe:

“Ne ishim në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim të mirat dhe të këqijat e vendit dhe si çdo prind, meqë e kemi pasur mundësinë, kemi vendosur që të paktën për Lianin të bëjmë një sakrificë e cila nuk është e vogël sepse kemi lënë gjithçka pas”, u shpreh ajo.

Në fund të intervistës, Rudina nxori një duet të papublikuar mes Vesës dhe Big Bastës, teksti i të cilit fliste për vendin tonë. Pasi e dëgjoi, këngëtarja u përlot duke u shprehur se ndjen mall për Shqipërinë.