Vuçiq: Pavarësisht marrëveshjeve për ekonomi, s'jemi afër një zgjidhjeje politike - Gazeta Express
string(78) "vuciq-pavaresisht-marreveshjeve-per-ekonomi-sjemi-afer-nje-zgjidhjeje-politike"

Gazeta Express

22/09/2020 16:36

Vuçiq: Pavarësisht marrëveshjeve për ekonomi, s’jemi afër një zgjidhjeje politike

Gazeta Express

22/09/2020 16:36

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pavarësisht marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin amerikan, thotë se një zgjidhje politike mes Kosovës dhe Serbisë është ende larg. Këto deklarata kreu i shtetit serb i ka dhënë sot për Reuters teksa ka folur për zotimet e nënshkruara në Washington, raporton Express.

Presidenti serb ka thënë se marrëveshje të tilla janë shumë të mira për ruajtjen e paqes e në rajon dhe për një të ardhme të mirë për dy vendet.

Lexo Edhe:

“Unë mendoj se marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e paqes dhe që të gjithë ne të zgjidhim problemet tona njëherë e përgjithmonë në mënyrë që të kemi një të ardhme të qartë për fëmijët tanë”, ka thënë Vuçiq.

 Megjithatë ai thotë se pavarësisht kësaj, një zgjidhje politike Kosovë-Serbi është ende larg.

“Unë nuk po them se jemi afër një zgjidhje politike”, ka potencuar kreu i shtetit serb, derisa ka theksuar se bashkëpunimi ekonomik është ‘vendimtar’ për çdo marrëveshje të ardhshme politike.

 Vuçiq tutje ka thënë se Serbia është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe për miqësinë me SHBA, derisa shton se nuk i vjen turp të tregojë që ka miqësi edhe me Rusinë dhe Kinën.