Morata i kryen testet mjekësore, pritet zyrtarizimi i tij si lojtar i Juventusit - Gazeta Express
string(79) "morata-i-kryen-testet-mjekesore-pritet-zyrtarizimi-i-tij-si-lojtar-i-juventusit"

Morata i kryen testet mjekësore, pritet zyrtarizimi i tij si lojtar i Juventusit

Gazeta Express

22/09/2020 14:26

Juventusi ka konfirmuar se Alvaro Morata i ka kryer testet e kërkuara mjekësore në J|Medical dhe pritet ta kompletojë sot kalimin nga Atletico Madridi.

Kampioni italian vendosi ta kthejë Moratan në Allianz Satadium për një vit, pasi u pajtua me Atleticon t’i paguajë 10 milionë euro për ta huazuar atë me opsion për ta blerë për 45 milionë euro në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sulmuesi spanjoll, i cili mbërriti në Torino mbrëmjen e kaluar, i kreu testet mjekësore sot në mëngjes.

Ai do të nënshkruajë me Juven për këtë sezon.

Morata ka qenë pjesë e Juves në të kaluarën, nga viti 2014 deri më 2016.