Flet avokatja e Fjolla Morinës: Njëra pistoletë është për të trembur qentë, nuk është armë zjarri - Gazeta Express
string(95) "flet-avokatja-e-fjolla-morines-njera-pistolete-eshte-per-te-trembur-qente-nuk-eshte-arme-zjarri"

Flet avokatja e Fjolla Morinës: Njëra pistoletë është për të trembur qentë, nuk është armë zjarri

Gazeta Express

22/09/2020 11:59

Pak ditë më parë këngëtarja Fjolla Morina u kap në pikën kufitare në Kukës me dy armë zjarri dhe 23 fishekë.

Në momentin kur u kap nga autoritetet ajo nuk ndihej mirë, ndërsa nga ekzaminimet e para mjekësore ajo rezultoi se ishte 2 muajshe shtatzënë.

Lexo Edhe:

Sot ajo ka dalë para gjykatës, por seanca është shtyrë për në orën 13:00. Prokuroria ka kërkuar që gjinekologu të jetë prezent në seancë, pasi sipas tyre, një eko nuk mjafton për të vërtetuar shtatzëninë. 

Ndërkohë në fjalën e saj në gjykatë, avokatja e Fjolla Morinës, Aurora Guska u shpreh se armët e gjetura në çantë të këngëtares nuk janë armë zjarri, por njëra është pistoletë që përdoret për të trembur qentë dhe tjetra çakmak.

Arrestimi i Fjolla Morinës/ Avokatja: S’janë armë zjarri, njëra është pistoletë për të trembur qentë