Trajneri i Hellas Veronas, Ivan Juric, ka folur për transferimin e Marash Kumbullës te Roma/
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u transferua te skuadra nga Olimpico, derisa Juric ka humbur disa lojtarë të ekipit të parë, përfshirë edhe Amir Rrahmanin.
Juric e ka studiuar mirë Romën dhe beson se me Kumbullën, ata tani janë shumë më mirë.
“Roma luan pak a shumë si vitin e kaluar, ata e morën Kumbullën për mbrojtjen. Ishte diçka që kishin nevojë”, u shpreh Juric. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...