Menaxheri i Bale flet sërish: Gareth është buzë kalimit në Tottenham - Gazeta Express
string(67) "menaxheri-i-bale-flet-serish-gareth-eshte-buze-kalimit-ne-tottenham"

Menaxheri i Bale flet sërish: Gareth është buzë kalimit në Tottenham

Gazeta Express

16/09/2020 12:27

Marrëveshja për kalimin e Gareth Bale nga Real Madridi në Tottenham është nuk arritur ende, por është shumë pranë finalizimit, ka thënë menaxheri i tij Jonathan Barnett.

Këshilltarët e Bale janë duke biseduar me drejtuesit e Tottenhamit për huazimin e tij nga Real Madridi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barnett, i cili dje tregoi se Bale dëshiron t’i bashkohet Tottenhamit, ka folur sot për përparimin e bisedimeve për të.

“Jemi shumë afër, por ende nuk është punë e kryer. Është një marrëveshje e komplikuar”, tha Barnett për AFP.

Përfaqësuesit e Bale po flasin edhe me klube të tjera në Premierligë, por Real Madridi ende nuk ka arritur marrëveshje me askënd për shërbimet e tij. /Gazeta Express/