Aktivistet e PSD-së me fishkëllima ia ndërpresin Hotit fjalën, kështu reagon ai - Gazeta Express
string(77) "aktivistet-e-psdse-me-fishkellima-ia-nderpresin-hotit-fjalen-keshtu-reagon-ai"

Gazeta Express

16/09/2020 11:33

Aktivistet e PSD-së me fishkëllima ia ndërpresin Hotit fjalën, kështu reagon ai

Gazeta Express

16/09/2020 11:33

Zyrtaret e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi dhe Teutë Rrusta, ia kanë ndërprerë fjalën kryeministrit Avdullah Hoti, derisa ai po diskutonte për dialogun Kosovë – Serbi. Këto aktiviste dolën në skenë dhe e pyetën Hotin pse dialogu me Serbinë është më i rëndësishëm se jeta e grave kosovare, të cilat po vriten nga burrat.

“Përderisa dhuna në familje është duke u rritur, ju nuk e keni thënë asnjë fjalë”, ka thënë Rrusta.

Lexo Edhe:

“Grave po iu mohohet e drejta e jetës, e pronës dhe krejt këto janë formalisht dhe as ju nuk ish dashtë me e pasë të drejtën me u sill kështu karshi shoqërisë. Për këtë arsye kemi vendosur me ua ndalë fjalën”, ka shtuar tutje ajo.

Më pas debatin me Hotin e ka vazhduar Natyra Kuçi, zëdhënëse e PSD-së.  

Ajo e ka pyetur kryeministrin pse organizon tryeza për dialogun me Serbinë dhe nuk ndërmerr asnjë veprim dhe as nuk ka reaguar në rastet e fundit, ku një burrë në Mitrovicë ka therur gruan e tij me thikë disa herë, në prani të fëmijëve, ndërsa Pjetër Ndrecajt, që ka vrarë gruan e tij dhe vajzën 9 vjeçe, i është zvogëluar dënimi.

“Pse dialogu ma i rëndësishëm se jeta e grave”, ka pyetur Kuçi.

“Nuk e gjeni një person që i mbron të drejtat e grave më shumë se unë… a po doni çdo ditë të jap deklarata, apo i shikoni veprimet”, ka thënë Hoti më pas. /Express/