Peja – Prishtina do ta hapë xhiron e parë të sezonit 2020/2021 në Superligën e basketbollit
Sezoni i ri i Superligës së basketbollit të Kosovës do të nisë me derbi, shkruan Gazeta Express.
Peja dhe Sigal Prishtina do të përballen në mes vete në ndeshjen kryesore të xhiros së parë të edicionit 2020/2021.
Ndërkaq, Rahoveci do të përballet me Vëllaznimin, e Ponte Prizreni me Golden Eagle Yllin.
Bashkimi nga ana e tij do të ketë punë me Trepçën ose AS Prishtinës, varësisht cila prej tyre do ta sigurojë statusin për të qëndruar në Superligë.
Sezoni i ri i ligës elitare do të fillojë më 14 tetor, edhe pse paraprakisht ishte planifikuar të fillonte një muaj më parë.
Edicioni i kaluar ishte ndërprerë në muajin mars shkaku i pandemisë koronavirus.
Këtë sezon, skuadrat e këtushme, krahas Superligës, do të marrin pjesë edhe në Ligën Unike. /Gazeta Express/
Superliga – Xhiroja e parë
Peja – Sigal Prishtina
Rahoveci – Vëllaznimi
Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
Bashkimi – Trepça ose AS Prishtina
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...