Modelja dhe biznesmenia shqiptare, Aurela Hoxha ka parakaluar në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të mbajtur në Venecia.

Aurela u shfaq elegante e veshur me një fustan të zi, që i nxirrte në pah linjat seksi, të dizenjuar nga Valdrin Sahiti.

Për look-un e saj, Aurela kishte zgjedhur një grim të lehtë dhe flokët e krehur me pak onde në pjesën e poshtme.

Këtë vit në festival ishin të pranishme maska, dezinfektantë e termometra dhe masat e marra kundër Covid-19 ishin tepër të rrepta.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...